Aktualitet

Fluks pacientësh në urgjencën e QSUT, qytetari: Mezi mbarova punë, më thonë shko në privat

Mungesa e kapaciteteve detyron mjekët të japin ndihmën e parë në ambiente të papërshtatshme.

19 Janar 2023, 17:42 Nga A.B
Fluks pacientësh në urgjencën e QSUT, qytetari: Mezi mbarova

TIRANË-Në urgjencën e QSUT, pacientët e kanë të pamundur që të marrin shërbimin. 'Oranews' ka vëzhguar sesi qytetarët marrin shërbim në korridor. Mungesa e kapaciteteve detyron mjekët të japin ndihmën e parë në ambiente të papërshtatshme. Temperaturat e ulëta e vështirësojnë edhe më shumë situatën. Pritja në radhë bënë që qytetarët të shohin si zgjidhje vetëm spitalet private.

"Kam gjithë ditën që pres, mezi mbarova punë. Kam pesë muaj që jam operuar dhe nuk kam zgjidh akoma. Ca thonë në shtet, ca në privat."

radhe ne qsut

Sondazh

Poll