Aktualitet

Moti i keq në Lezhë, dëmtohet ura që lidh lagjen ‘Kodra e Mullirit’ me rrugën nacionale

Prurjet e shumta dhe të rrëmbyshme të përroit të Manatisë në Lezhë kanë dëmtuar urën që lidh banorët e lagjes “Kodra e Mullirit” me rrugën nacionale.

19 Janar 2023, 16:45 Nga k.m.
Moti i keq në Lezhë, dëmtohet ura që lidh lagjen
Ura e Manatisë

LEZHË- Qarku i Lezhës është një nga më të dëmtuarit e reshjeve të shiut. Prurjet e shumta dhe të rrëmbyshme të përroit të Manatisë në Lezhë kanë dëmtuar urën që lidh banorët e lagjes “Kodra e Mullirit” me rrugën nacionale. E po ashtu, përveç urës, është dëmtuar edhe tubacioni i ujësjellësit.

Kështu që menjëherë pas marrjes së informacionit, në zonë kanë zbarkuar forcat e ushtrisë, të cilët po shikojnë mundësinë e ndërtimit të shpejtë të urës, e cila lidh 600 banorë.

ura e manatisë

Sondazh

Poll