Aktualitet

Vonohet ankorimi i tragetit në Vlorë, 64 pasagjerë në bord në tragetit mbetën në det të hapur për 12 orë

64 pasagjerë në bord në tragetin e Linjës Vlorë-Brindisi, kanë qëndruar në det të hapur për 12 orë. Por u ankorua në orën 16.00 të pasdites së sotme.

19 Janar 2023, 16:39 Nga k.m.
Vonohet ankorimi i tragetit në Vlorë, 64 pasagjerë në bord
Foto ilustruese

VLORË- Një traget i linjës Vlorë-Brindisi ka mundur më në fund që të ankorohet. 64 pasagjerë në bord në tragetin e Linjës Vlorë-Brindisi, kanë qëndruar në det të hapur për 12 orë. Por u ankorua në orën 16.00 të pasdites së sotme. Ndërkohë që trageti është nisur nga porti i Brindisit në orën 7.05 të mëngjesit.

Edhe pse ishte parashikuar që të mbërrinte në orën 11 të paradites, por u vonua për t'u ankoruar për shkak të rrezikshmërisë që shkaktohej nga era e fortë. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll