Aktualitet

Përmbytje pranë mbikalimit te Patokut dhe në Fushë-Gjormë, banorët: Ku është Rama? Zoti të na ketë në dorë

Banorët shprehen për mediat se dëmet nga përmbytjet janë të shumta. Një prej qytetarëve shprehet se gjendja e jashtëzakonshme që është krijuar ka vetëm një fajtor: shtetin. 

19 Janar 2023, 17:23 Nga A.B
Përmbytje pranë mbikalimit te Patokut dhe në
Qytetari

KURBIN- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Kurbin. Kanalet kulluese kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Situata më problematike paraqitet pranë mbikalimit të Patokut dhe në Fushë-Gjormë, ku sipërfaqe të mëdha të mbjella ndodhen nën ujë. Banorët shprehen për mediat se dëmet nga përmbytjet janë të shumta. Një prej qytetarëve shprehet se gjendja e jashtëzakonshme që është krijuar ka vetëm një fajtor: shtetin. 

Gruri është duke u dëmtuar. Në shumë shtëpi ka rrezik të hyjë uji brenda. Ka shumë gjasë. Asnjë masë nuk merret nga Bashkia dhe Qeveria. Zoti të na ketë në dorë se për ta Kurbini ka mbaruar. Gjendja e jashtëzakonshme është për fajin e shtetit. Kanalet aty nuk janë hapur kurrë,  hidrovoret nuk punojnë. Ku është Edi Rama apo qeveria? Dëmtimet i kemi shumë të rënda.”- tha një banor.

“Emergjenca civile nuk ka vënë dorë në asgjë, as në pastrimin e kanaleve... Nuk ka vënë dorë në asgjë.”- tha një tjetër banor.

Gjatë orëve të drekës, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës dhe kjo pritet të ndikojë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve.

Çfarë po ndodh me motin në Shqipëri?

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023 kurbin

Sondazh

Poll