Aktualitet

Dëmtimi i Urës në Fushë Draç Ishëm, Bashkia e Durrësit: U ndërtua nga PD, ne po e riparojmë

Bashkia pohon se ura është ndërtuar nga Partia Demokratike.

19 Janar 2023, 17:08 Nga A.B
Dëmtimi i Urës në Fushë Draç Ishëm, Bashkia e
Ura

DURRËS- Bashkia e Durrësit ka reaguar për dëmtimin e urës në Fushë Draç Ishëm. Bashkia pohon se ura është ndërtuar nga Partia Demokratike në vitin 2011 nga kryetari i komunës Ishëm Gëzim Ylli. Ato sqarojnë se pavarësisht kësaj, debatit se kush e ka ndërtuar, Bashkia po punon për riparimin e saj.

"Edhe pse në një ditë të ngarkuar me punë ku të gjitha grupet tona janë në terren në përgjigje të situatës, duhet të harxhojmë kohë dhe energji për të vërtetuar me dokumenta dhe fakte të kundërtën e atyre që akuzohemi. Meqënëse përgjegjësia edhe për motin ekstrem kërkohet ndaj qeverisë ku akuzohemi se “ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur” ju vëmë në dispozicion një dokument që vërteton se ky investim është kryer dhe marrë në dorëzim në vitin 2011 nga kryetari i komunës Ishëm Gëzim Ylli i cili ishte përfaqësues i Partisë Demokratike. Pavarësisht akuzave ne vazhdojmë punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve dhe brenda pak ditësh kjo urë do të riparohet", njofton Bashkia. 

Partia Demokratike akuzoi ditën e sotme se ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll