Aktualitet

OSHEE ka njoftuar se janë riparuar 70% e defekteve në vend, që kanë ardhur si pasojë e motit të keq

Pas shirave të shumta dhe stuhisë, është përmirësuar e furnizimit me energji. Ndërkohë që janë riparuar mbi 70% të avarive.

19 Janar 2023, 17:37 Nga k.m.
OSHEE ka njoftuar se janë riparuar 70% e defekteve në vend, që
Foto ilustruese

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë njoftimin lidhur me situatën në vend. Pas shirave të shumta dhe stuhisë, është përmirësuar e furnizimit me energji. Ndërkohë që janë riparuar mbi 70% të avarive.

Si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje shiu intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore. Në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 përqind të defekteve të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësash dhe thyerje izolatorësh. Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore. Vështirësi paraqet terreni i vështirë në të cilën ndodhen linjat e dëmtuara. Siç shihet dhe nga fotot, megjithë reshjet e shiut, punonjës nga 11 rajonet e OSSH në vend, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, njofton OSHEE.

 

oshee

Sondazh

Poll