Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Disa avionë devijojnë rrugën, ulen në aeroportet fqinje

Disa linja avionësh kanë devijuar rrugën dhe janë ulur në aeroporte alternative në vendet fqinje.

19 Janar 2023, 16:41 Nga A.B
Moti i keq në Shqipëri/ Disa avionë devijojnë rrugën,
Rinas

TIRANË- Moti i keq që ka prekur Shqipërinë ka shkaktuar probleme dhe në aeroportin e Rinasit. Disa linja avionësh kanë devijuar rrugën dhe janë ulur në aeroporte alternative në vendet fqinje. 'Reporttv' shkruan se një nga avionët ka qenë ai i linjës Romë-Tiranë i cili duhet të ulej në orën 09:55 të mëngjesit të ditës së sotme, por nga moti i keq është detyruar të qëndroje për pak kohë në ajër, dhe më pas është ulur në aeroportin e  Barit.

Situata është qetësuar dhe disa nga linjat e avionëve, kanë nisur punën normalisht dhe kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë që qytetarët që janë në ato linja që pilotët kanë përfunduar orët e fluturimit, do ju duhet të presin deri në linjën e radhës. Kjo ndodh për shkak se stafeve nuk ju lejohet të fluturojnë pa bërë orët e pushimit.

Çfarë po ndodh me motin në Shqipëri?

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll