Bota

Konjufca pret në zyrë ambasadorin William Walker: Dëshmia për Raçakun ishte kyç për fushatën e NATO-s

Kryeparlamentari tha se bashkë me ambasadorin Walker kanë përkujtuar një pjesë të së kaluarës dhe kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, rajon e botë. K

19 Janar 2023, 14:24 Nga a.l
Konjufca pret në zyrë ambasadorin William Walker: Dëshmia
William Walker dhe Glauk Konjufca

KOSOVË-  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar sot një takim me ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, të cilin falënderoi për kontributin e madh që ka dhënë për zbardhjen e të vërtetës për Kosovën. Kryeparlamentari tha se bashkë me ambasadorin Walker kanë përkujtuar një pjesë të së kaluarës dhe kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, rajon e botë. Konjufca tha se është një kënaqësi e madhe sa herë që takohet me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin Walker.

Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë. Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për Masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, tha Konjufca .

glauk konjufca

Sondazh

Poll