Bota

Osmani: Mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore

Në një postim në Twitter, Osmani është shprehur se njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. 

19 Janar 2023, 14:08 Nga a.l
Osmani: Mbështetja për rrugën e Kosovës në BE
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Në një postim në Twitter, Osmani është shprehur se njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. 

"Si përfaqësues të evropianëve anembanë BE-së, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës drejt BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë" ka thënë Presidentja Osmani përmes rrjretit social në Twitter.

vjosa osmani

Sondazh

Poll