Bota

I dërguari special i Gjermanisë: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE nëse nuk e njeh Kosovën

Sarrazin ka theksuar se BE-ja është në krye të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe se është e rëndësishme që përfaqësuesit e serbëve t’u bashkohen institucioneve të Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur.

19 Janar 2023, 10:29 Nga I.A
I dërguari special i Gjermanisë: Serbia nuk mund të
Manuel Sarrazin

SERBI- I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën. Në një intervistë për mediumin serb “Nova”, Sarrazin ka theksuar se BE-ja është në krye të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe se është e rëndësishme që përfaqësuesit e serbëve t’u bashkohen institucioneve të Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai është pyetur edhe për planin franko-gjerman duke thënë se njohja e Kosovës është pjesë e procesit.

“Ne nga Gjermania gjithmonë kemi pasur një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje - në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit. Nuk do ta lidhja shumë me propozimin evropian, por është diçka që sigurisht e pret Gjermania dhe kjo u tha qartë kur kancelari Olaf Scholz vizitoi Serbinë në qershor të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Ai u pyet se pse nuk shpallet publikisht ky propozim? Cila është arsyeja pse ai fshihet?

“Për ne - komunitetin ndërkombëtar, z. Lajçak dhe të gjithë kolegët tanë që punojnë në këtë propozim evropian - është e rëndësishme që së pari të krijojmë një atmosferë besimi. Të gjithë mendojnë se është më mirë që fillimisht të krijohet një atmosferë mirëkuptimi dhe besimi ku drejtuesit mund të flasin për temën pa menduar se diçka do të publikohet. Në të njëjtën kohë, e kuptoj se për popullin e Serbisë dhe Kosovës kjo është një temë e rëndësishme dhe delikate, jo vetëm për politikanët, por edhe për të ardhmen e dy vendeve, dhe se nuk është publikuar si e tillë dhe se për këtë arsye. debati publik reduktohet në disa thashetheme dhe informacione që shpeshherë nuk janë të sakta. E kuptoj interesin, por gjithashtu i bëj thirrje njerëzve që të kuptojnë delikatesën e situatës dhe të binden se kjo është rruga e duhur,” u përgjigj ai.

manuel sarrazin

Sondazh

Poll