Aktualitet

Personeli mjekësor në QSUT nuk ka marrë pagat e muajit Dhjetor

Për muajin që kaloi mjekët dhe infermierët kanë marrë vetëm shpërblimet, por jo pagat. 

19 Janar 2023, 10:50 Nga I.A
Personeli mjekësor në QSUT nuk ka marrë pagat e muajit Dhjetor
QSUT

TIRANË- Personeli mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë nuk kanë marrë ende pagat e muajit Dhjetor. Për muajin që kaloi mjekët dhe infermierët kanë marrë vetëm shpërblimet, por jo pagat.  Mjekët për mediat kanë deklaruar se edhe muajit e tjerë ka pasur vonesa për pagat, por jo kaq shumë.

“Mjekët dhe infermierët në QSUT nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor. Ata kanë përfituar shpërblimin. Mjekë dhe infermierë kanë thënë se muaji janar zakonisht ka pasur vonesa të pagave, por jo deri në këtë pikë. Kjo problematikë është ngritur edhe nga shoqata e infermierëve”, tha gazetari Mario Merhori për News 24.

mjeket pagat e mjekeve

Sondazh

Poll