18 Janar 2023, 20:55
Nga A.B
Projekti
TIRANË- Qeveria Shqiptare ka miratuar fondin prej rreth 19 miliardë lekësh për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës. Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrrave dhe hyn në fuqi menjëherë.
VENDIMI I PLOTË:
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.122, DATË 5.3.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT- RRUGA E KAVAJËS)”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.122, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Pika 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqet “tokë”, me vlerë 464 014 103.6 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e tre pikë gjashtë) lekë, “objekte”, me vlerë 552 299 823 (pesëqind e pesëdhjetë e dy milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tre) lekë, “kultura bujqësore”, me vlerë 1 561 500 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë, dhe “truall”, me vlerë 737 208 (shtatëqind e tridhjetë e shtatë mijë e dyqind e tetë) lekë”.
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për “tokë”, “objekte”, “truall” dhe “kultura bujqësore” është 1 018 612 634.6 (një miliard e tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë gjashtë) lekë.”.
Pas pikës 6 shtohet pika 6.1, me këtë përmbajtje:
“6.1. Vlera shtesë e shpronësimit, prej 1 063 927 (një milion e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.
Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
III. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Tabelës bashkëlidhur vendimit nr.122 datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, i shtohet edhe tabela bashkëlidhur këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ndërtimi i Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 27 kilometra dhe aktualizht kanë përfunduar segmenti nga Fusha e Helikopterëve në Farkë deri pranë ish shkollës Tekonologjike. Në ndërtim janë pesë lote të tjera 2 lote nga Farka deri pranë Maternitetit të Ri dhe 3 nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja.
Banorët e zonës së Unazës së Re që iu prishën shtëpitë e tyre nga projekti i Unazës së Madhe protestuan për një kohë të gjatë. Vitin e kaluar ata u mblodhën para bashkisë së kryeqytetit për të protestuar kundër shembjes së objekteve të tyre. Me bllokime rrugësh ata protestuan për shembjet e banesave mirëpo vendimi nuk u kthye pas duke bërë që ata të mbeten të qiell të hapur.
projekti unaza e re vkm 18 janar 2023
Politike
18 Janar 2023, 19:38
A.B
Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro
TIRANË- Ditën e sotme, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, së bashku me ministren e Ku...
Politike
18 Janar 2023, 19:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria zyrtarizon hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev. Këshilli i Ministrave vendosi këtë të m...
Politike
18 Janar 2023, 19:44
k.m.
Pamje nga mbrëmja në Presidencë
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot padinë e ngritur ndaj ministres së punëve t...
Politike
18 Janar 2023, 19:30
k.m.
Edi Rama
Jo të gjithë shqiptarët e mipkritën urdhrin e kryeministrit Edi Rama që nxënësit në shkollat publike t&eu...
Politike
18 Janar 2023, 19:02
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar pak nga fushata e socialistëve për 14 majin, ku u shpreh i ...
Politike
18 Janar 2023, 18:44
A.B
Edi Rama dhe Mathias Cormann
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Or...
Politike
18 Janar 2023, 17:39
k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të heqë mandatin e ...
Politike
18 Janar 2023, 17:32
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për të mar...
Politike
18 Janar 2023, 16:24
k.m.
Genc Çifligu, në komision hetimor
TIRANË- Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat p...
Politike
18 Janar 2023, 16:01
I.A
Komisioni
TIRANË- Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit është kthyer në debat ditën e sotme në Kosimisio...