Sport

Francesco Totti 'bekon' Paulo Dybalan: "Ai është fenomen, është mbi të gjithë"...

“10”-ta mitike e Romës e konsideron shumë pozitiv ndikimin e ish-lojtarit të Juventusit te verdhekuqtë

18 Janar 2023, 15:51 Nga DOSJA

Francesco Totti 'bekon' Paulo Dybalan: "Ai është

ITALI - Fantazisti Francesco Totti, legjenda e Romës, është shprehur se argjentinasi Paulo Dybala “është fenomen” dhe se është shumë “i lumtur” që luan për Romën e trajnerit portugez José Mourinho.

“Dybala është një fenomen, ai është mbi të gjithë, ai gjithmonë ka treguar vlerën e tij dhe jam shumë i lumtur që ka mbërritur te Roma, ai meriton gjithçka”,- tha Totti për “SporMediaset” nga Riadi (Arabia Saudite), një qytet në ai që ka ardhur si ambasador i Serisë A për finalen e Superkupës së Italisë mes Milanit dhe Interit.

"Është e drejtë që Roma të ketë një lojtar si ai, në këtë nivel. E vëreni kur lojtarët janë pak më ndryshe nga të tjerët, ai po e tregon këtë duke shënuar dhe me paraqitje të shkëlqyera. Ne jemi të lumtur që e kemi te Roma dhe ne e shijojmë këtë”,- shtoi ai.

Numri 10 mitik i ‘verdhekuqve’ foli gjithashtu edhe për ekipin e drejtuar nga Mourinho dhe objektivat e sezonit. "Qëllimi kryesor është Champions League, megjithëse e dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse të parët janë mjaft të fortë. Por kampionati është i gjatë."

Për afatin kalimtar të dimrit: "Mourinho ka të drejtë që dëshiron dikë tjetër. Unë mendoj se çdo trajner dëshiron një skuadër gjithnjë e më konkurruese, kështu që nëse ai thotë kështu... Shpresojmë që klubi ta kënaqë atë,"- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll