Sport

SUPERMENI Neil Etheridge! Tri pritjet spektakolare të portierit që nuk lejon gol: "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë"… (video)

Portieri i Birmingham City arriti të parandalonte golin e Forest Green Rovers me tri pritje spektakolare gjartë një ndeshjeje të FA Cup

18 Janar 2023, 15:25 Nga DOSJA

SUPERMENI Neil Etheridge! Tri pritjet spektakolare të portierit që nuk

ANGLI - Në raundi i tretë të FA Cup u përballën Forest Green Rovers dhe Birmingham City. Mysafirët fituan ndeshjen me rezultatin 1-2, me golat e Lukas Jutkiewicz dhe Kevin Long, por protagonist i madh i ndeshjes ishte Neil Etheridge.

Portieri i Birmingham City i befasoi të gjithë me një ndërhyrje fantastike të trefishtë, në të cilën pengoi golin e Forest Green Rovers. Lojtari i kombëtares filipinase, 32-vjeçari Neil Etheridgen, i befasoi fansat e tij dhe disa ndanë habinë e tyre në rrjetet sociale: "Triple/dopio pritje më e mirë që kam parë ndonjëherë. Duart poshtë. Portier fenomenal. Askush nuk e ka dyshuar ndonjëherë Etheridge si portier,"- shkruajtën ata në Twitter.

Shikojeni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll