Sport

Mbappe është ‘shefi’, Kylian ruan fronin e tij ndaj Leo Messit, në futbollin francez...

Gazeta ‘L'Équipe’, për të tetin vit radhazi, publikoi renditjen e saj të tridhjetë personaliteteve që përbëjnë futbollin francez.

18 Janar 2023, 15:00 Nga DOSJA

Mbappe është ‘shefi’, Kylian ruan fronin e tij ndaj Leo

FRANCE - Gazeta prestigjioze franceze ‘L' Équipe’ prezantoi për të tetin vit listën e saj me 30 personalitetet më të shquar në futbollin francez. Dhe këtë vit ka përsëritur futbollisti i Paris Sant Germain, Kylian Mbappé, i cili ka marrë të njëjtën njohje në vitet 2019, 2020 dhe 2022. Në këtë mënyrë, sulmuesi mbetet në krye të renditjes përpara Leo Messit, Didier Deschamps apo Karim Benzema.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Në mikrofonin e France Bleu, kryeredaktor i ‘L’Equipe’ Lionel Dangumau, zbuloi arsyet e zgjedhjes së kësaj renditjeje, duke nisur nga vendi i parë e zënë nga Kylian Mbappé. "Unë mendoj se kjo pasqyron rëndësinë që ai ka marrë edhe jashtë fushës në futbollin francez. Në moshën 24-vjeçare, ai është shefi. E pamë në Kupën e Botës, e pamë në pozicionet e tij kundër Noël Le Graët së fundmi",- shpjegon kryeredaktori i ‘L'Equipe’.

Gazetari shpjegoi gjithashtu se “rrallë ka pasur një lojtar në futbollin francez që ka pasur kaq shumë talent dhe kaq shumë ndikim në performancën e ekipit ku ai luan, qoftë PSG apo kombëtarja franceze, dhe në të njëjtën kohë që gjithashtu kishte një zë, që mund të shprehej në tema të ndryshme dhe që nuk mjaftohej vetëm me të qenit një futbollist i thjeshtë”,- vijon ai.

Mbappe është ‘shefi’, Kylian ruan fronin e tij ndaj Leo

Ja dhe renditja e 30 personaliteteve të futbollit francez në vitin 2022

1. Kylian Mbappe

2. Didier Deschamps

3. Karim Benzema

4. Lionel Messi

5. Zinedine Zidane

6.Stephanie Frappart

7. Vincent Labrune

8. Naser el-Khelaifi

9. Antoine Griezmann

10. Fayza Lamari

11.Frank Haise

12. Amélie Oudea-Castera

13. Pablo Longoria

14. Olivier Giroud

15. Hugo Lloris

16.Neymar

17. Aurelien Tchouameni

18. Luis Campos

19. Christophe Galtier

20. Igor Tudor

21. Bixente Lizarazu

22. Wendie Fox

23. John Textor/Jean-Michel Aulas

24. Randal Kolo Muani

25. Kheira Hamraoui

26. Bruno Genesio

27. Corinne Deacon

28.Thierry Henry

29. Regis Le Bris

30. Noël Le Graet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll