Aktualitet

Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar me iniciale E.J për falsifikim dokumentesh. 

18 Janar 2023, 15:14 Nga I.A

Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohet 32-vjeçari

ELBASAN- Një person është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar me iniciale E.J për falsifikim dokumentesh. 

Njoftimi i Plotë:

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi janë konstatuar ndryshime në elemente identifikuese të 17-vjeçarit (shenja gishtash), gjatë procedurave për pajisjen me dokument identifikimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll