Aktualitet

Kryetari i KLSH-së takohet me Drejtuesin e SPAK, Shehu dhe Dumani diskutuan mbi ndërveprimin institucional

Të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale.

18 Janar 2023, 15:13 Nga A.B
Kryetari i KLSH-së takohet me Drejtuesin e SPAK, Shehu dhe Dumani diskutuan
Altin Dumani dhe Arben Shehu

TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi ditën e sotme një takim pune në mjediset e SPAK me Altin Dumanin, të cilin e uroi me këtë rast për emërimin e tij në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. 

Të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.

Gjithashtu u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.

arben shehu altin dumani

Sondazh

Poll