Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Vishaj: Të rihetohet dosja e të pyetet Ahmetaj, paratë e Alda Klosit ishin për ruajtje

Në seancë, Vishaj ka përmendur edhe paratë e Alda Klosit, ish-këshilltares së Ahmetajt që u vodh nga pastruesja, duke shtuar ato i ishin dhënë për ruajtje dhe se aktualisht duhet t'i kalojnë shtetit. 

18 Janar 2023, 14:13 Nga F.M
Inceneratori i Elbasanit/ Vishaj: Të rihetohet dosja e të pyetet
Saimir Vishaj

TIRANË- Avokati Saimir Vishaj, mbrojtësi i të pandehurve për inceneratorin e Elbasanit ka kërkuar që çështje të kthehet për rigjykim si dhe të merret në pyetje ish-ministri Arben Ahmetaj. I pranishëm në seancën e mbajtur sot, Vishaj u shpreh se nuk mund të gjykohet i njëjti fakt dy herë, duke shtuar se aktualisht po fajësohen 'viktimat'. Në seancë, Vishaj ka përmendur edhe paratë e Alda Klosit, ish-këshilltares së Ahmetajt që u vodh nga pastruesja, duke shtuar ato i ishin dhënë për ruajtje dhe se aktualisht duhet t'i kalojnë shtetit. 

"Duhet të rikthehet çështja për hetim dhe të pyetet ministri Arben Ahmetaj. Këtu po gjykohen viktima, s'e kuptoj se si mund të gjykohet dy herë i njëti fakt. Paratë e Alda Klosit kanë qenë për ruajtje dhe duhet të kalojnë në favor të shtetit,"- tha Vishaj. 

Edhe në seancën e kaluar, pronarët e kompanive të incineratorëve, përmes avokatit, kërkuan pushimin e dosjes së SPAK me argumentin se çështja është hetuar e gjykuar njëherë më parë. Avokati i kompanisë "Albtek" dhe pronarit të saj Mirel Mërtiri përdorën vendimin e gjykatës së Elbasanit të vitit 2018 për të kërkuar nga SPAK pushimin e hetimit për incineratorin e Elbasanit, me argumentin se u është bërë njëherë gjyqi. Kjo pasi, gjyqtari i Elbasanit Zihni Shahu ka pushuar çështjen ndaj Stela Gugalljas, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Avokati Saimir Vishaj është shprehur se për këtë çështje është shprehur një herë drejtësia ndaj në këto kushte nuk mund të ketë një tjetër proces për të njëjtën çështje.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit dhe u ka komunikuar akuzat 21 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Ballko dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar sekuestron preventive të kompanisë së inceneratorëve, “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k.. SPAK pretendon se sipas hetimeve, kjo skemë ka shkaktuar një dëm prej 60 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, ndërsa 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë.

SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në cilësinë e punonjësit në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Ndërsa Lefter Koka, në cilësinë e Ministrit të Mjedisit ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.

saimir vishaj inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll