Aktualitet

Dhunimi i Petraq Milos në kufi, Spahia nxjerr një tjetër video, shqiptari kërkon llogari: Të haj dajak dhe të iki?

Në videon e publikuar dëgjohen efektivët që flasin me një shqiptar, i cili kërkon drejtësi për faktin që është dhunuar në kufi.  

18 Janar 2023, 13:48 Nga F.M
Dhunimi i Petraq Milos në kufi, Spahia nxjerr një tjetër video,
Pjesë nga videoja

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Shkodër ka kërkuar që të ketë reagime nga ana e autoriteteve shqiptaren ë lidhje me dhunimin e Petraq Milos nga doganieri në Malin e Zi. Spahia ka publikuar një tjetër video, e cila sipas tyre tregon se rasti në fjalë nuk është i izoluar por i përsëritur, ndaj dhe duhen marrë masa. Në videon e publikuar dëgjohen efektivët që flasin me një shqiptar, i cili kërkon drejtësi për faktin që është dhunuar në kufi.  

“Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare për dhunën në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në doganën e Muriqanit ndaj shtetasve shqiptarë. E ndërsa heshtja mbetet kryefjalë e palës shqiptare dhe asaj malazeze, një tjetër video ka dalë në rrjetet sociale ku dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur. Dhuna mbetet një akt i papranueshëm, prandaj e dënoj me forcë këtë sjellje të individëve që mbajnë uniformën e shtetit dhe sillen në mënyrë brutale me qytetarët, kur do të duhej të dëshmohej krejt e kundërta. Shteti shqiptar nuk ka asnjë arsye të mos reagojë, e aq më pak t’i trajtojë këto incidente me indiferentizëm sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mire,”- shkruhet në postim.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës janë bërë virale në rrjetet sociale. Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin "fat" ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Personi që i ka dhunuar është identifikuar si doganieri Nikola Boljeviç. Deri më tani ka reaguar vetëm Partia Demokratike, por asnjë institucion tjetër shtetëror.

petraq milo dhunohet petraq milo

Sondazh

Poll