Aktualitet

VIDEO/ Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, 48-vjeçarja kishte dalë për të hedhur mbeturinat

Mësohet se personi i mbytur është gjetur në orët e mesditës.

18 Janar 2023, 13:14 Nga I.A
 
VIDEO/ Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, 48-vjeçarja
Pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një grua e mbytur është gjetur ditën e sotme në lumin Shkumbin. Mësohet se gruaja e mbytur është gjetur në orët e mesditës.

Mësohet se gruaja me iniciale S.D është një 50-vjeçare, e cila kishte dalë për të hedhur mbeturinat në momentin që e ka marrë  rrjedha e lumit. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan. Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

nje person i mbytur ne shkumbin

Sondazh

Poll