Aktualitet

Dhunë, lëndë narkotike dhe plagosje në aksident, Policia arreston 4 persona në Tiranë (DETAJE)

Policia ka arrestuar edhe personin me inicialet D. M., 39 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

18 Janar 2023, 13:36 Nga A.B
Dhunë, lëndë narkotike dhe plagosje në aksident, Policia
Policia

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar së bashku me një 26-vjeçar pasi iu janë gjetur lëndë narkotike. 

Policia ka arrestuar edhe personin me inicialet D. M., 39 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, është arrestuar edhe një 23 vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Sh. H., 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit J. Xh., 23 vjeç dhe L. L., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambientin ku po qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasja A. D., 23 vjeçe, për moskallëzim krimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Sh. H., 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Më datë 17.01.2023, në rrugën “Thanas Ziko”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. P., një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksident ne tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll