Politike

Berlin/ Rama takon kryeparlamentarin gjerman, i dhuron librin e tij të fundit (Video)

13 Shtator 2019, 12:47 Nga DOSJA
Berlin/ Rama takon kryeparlamentarin gjerman, i dhuron librin e tij të

BERLIN- Gjatë vizitës së tij dy ditore në Berlin, kryeminstri Edi Rama ka takuar kryeparlamentarin Wolfgang Schauble.

Pas përfundimit të takimit Rama i ka dhuruar Schauble librin e tij të fundit. “Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Wolfgang Schauble”, shkruan Rama.

Pak më herët Rama takoi kancelaren Angela Merkel për të marrë “PO”-në, ne lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë në tetor.

Takimet për Ramën në Gjermani kanë nisur me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut dhe tanimë vijojnë me kancelaren gjermane.

Sot kryeministri do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë në Gjermani, me qëllimin të bindë se Shqipëria është gati për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave edi rama ne berlin negociatat me be wolfgang schauble. celja e negociatave edi rama ne berlin negociatat me be wolfgang schauble.

Sondazh

Poll