Sport

Sa i ftohtë, sa teknik! Portieri i ri portugez që turpëron lojtarët. Shikojeni videon…

Portieri U-23 i Sporting Braga përdor teknikën e tij për të hequr qafe sulmuesin dhe për të nxjerrë topin jashtë zonës me një qetësi të habitshme.

17 Janar 2023, 18:29 Nga DOSJA
Sa i ftohtë, sa teknik! Portieri i ri portugez që turpëron
Portieri i ri Joao Carvalho gjatë stërvitjes

PORTUGALI – Futbolli modern nuk koncepton më një portier të pavlefshëm në lojën me këmbë. Portierëve u kërkohet jo vetëm të kenë saktësi në goditje, por edhe të lexojnë situatat nga pasimi. 

Por në një fushë, që jo shumë kohë më pare, kjo dukej si një punë me rrezik të lartë, ka nga ata që e çojnë atë në një nivel tjetër. Në një ndeshje të kampionatit portugez U-23, portieri i Sporting de Braga ka treguar gjakftohtësi të pakufizuar për të nxjerrë topin jashtës zonës së portës në tij.

Portieri i ri, i pakënaqur me ndërhyrjen e parë ndaj sulmuesit të Río Ave, i cili ushtron presion, e turpëron me veprimet e tij teknike dhe me një qetësi të paparë. Ai quhet Joao Carvalho dhe këtë çmenduri e bëri me më pak se dy minuta të mbetura në kohën e lojës dhe me skuadrën e tij që kryesonte vetëm 1-0…

Shikojeni videon dhe i veni përcaktimin: Virtuozitet apo çmenduri?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll