Politike

Negociatat me BE-në, Rama nis takimet në Gjermani: Kërkojmë PO-në e parlamentit!

13 Shtator 2019, 07:49 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në, Rama nis takimet në Gjermani: Kërkojmë

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet në Gjermani në kuadër të negociatave për marrjen e statusit kandidat për Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto përballë Komitetit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, ndërsa vetë shoqërohej nga këshilltari për Komunikimin, Endri Fuga dhe ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv,”-shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme, Rama do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë në Gjermani, me qëllimin të bindë se Shqipëria është gati për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave edi rama negociatat me shqiperine celja e negociatave edi rama negociatat me shqiperine

Sondazh

Poll