Politike

Negociatat dhe kriza politike/ Rama fluturon në Pragë, të premten takon Merkel

Kryeministri do të jetë nesër në Pragë, ku do të marrë pjesë në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor
Featured image of article: Negociatat dhe kriza politike/ Rama fluturon në Pragë, të premten takon Merkel Edi Rama, kryeminister dhe Angela Merkel, kancelare

TIRANË- Pak orë pasi Lulzim Basha la zyrën e presidentit Ilir Meta, ku qendroi 30 minuta, kryeministri Edi Rama fluturon drejt Pragës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se kreu i qeverisë është nisur mesditën e sotme në Ceki, ku pritet të zhvillojë disa takime kyçe në kuadër të vendimit që Komisioni Evropian do të japë për hapjen apo jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri ka zbatuar edhe urdhërin e vendosur prej tij vetë duke udhëtuar me “Economy Class”. Kryeministri do të jetë nesër në Pragë, ku do të marrë pjesë në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Nga Praga, Rama do të udhëtojë në Gjermani ku të premten është programuar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Takimi Rama-Merkel pritet të jetë vendimtar edhe për votën që Gjermania do të japë për Shqipërinë në tetor për negociatat.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment