Sport

Richarlison dhe eliminimi nga Kupa e Botës: “Është më keq se humbja e një familjari…”

“Edhe sot e kësaj dite, kur shikoj video në rrjetet sociale, më vjen keq. Por ne duhet të ecim përpara. Jam ende i ri dhe besoj se kam edhe një ose dy Botërorë përpara”,- tha ai duke folur për ESPN Brasil

16 Janar 2023, 18:21 Nga DOSJA
Richarlison dhe eliminimi nga Kupa e Botës: “Është më

ANGLI - Richarlison ende nuk e ka kapërcyer eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës në Katar, ku ‘canarinha’ u eliminuan nga këmbët e Kroacisë në çerekfinale.

“Ishte një tronditje… Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes. Ishte e vështirë të rikuperohej. Edhe sot e kësaj dite, kur shikoj video në rrjetet sociale, më vjen keq. Por ne duhet të ecim përpara. Jam ende i ri dhe besoj se kam edhe një ose dy Botërorë përpara”,- tha ai duke folur për ESPN Brasil, pas humbjes së Tottenhamit ndaj Arsenalit (0-2), në javën e 20-të të Premier League.

“Qëllimi ynë ishte të bëheshim kampionë bote. Kam shënuar një gol shumë të bukur (kundër Serbisë), por le të themi se nuk ishte qëllimi im. Shkuam atje për të ngritur kupën. Por jam i lumtur për atë gol, mendoj se njerëzit filluan të më njohin më mirë. Ishte shumë i rëndësishëm në karrierën time”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll