Sport

Portieri Lloris kryqëzohet pas gabimit me Arsenalin, Conte e mbron: “Është një nga më të mirët në botë”...

Trajneri i del në krah dhe e justifikon autogolin e portierit francez, në ndeshjen e humbur ndaj ‘Topçinjve’ (2-0)

16 Janar 2023, 17:33 Nga DOSJA
Portieri Lloris kryqëzohet pas gabimit me Arsenalin, Conte e mbron:

ANGLI - Një gabim i Hugo Lloris i hapi rrugën suksesit të Arsenalit në derbin e Londrës. Ishte goli i parë i ‘Topçinjve’ në fitoren e tyre 2-0, ku portieri francez e shtyu topin pa dashje në rrjetë, duke shkaktuar autogol.

Megjithatë, pas ndeshjes trajneri italian Antonio Conte, e ka mbrojtur portierin e tij:  "Unë e konsideroj Lloris një nga portierët më të mirë në botë. Ndonjëherë mund të ndodhin gabime, një gabim i portierit është më i dukshëm.

Hugo është një nga lojtarët më të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, për personaliteti i tij dhe pse po flasim për një nga portierët më të mirë në botë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll