Sport

Arrestohet krimineli i Alabamës, qëlloi me armë dhe vrau një 23-vjeçare…

Autori është 21-vjeçari Darius Miles, së bashku me shokun e tij Michael Lynn Davis…

16 Janar 2023, 17:19 Nga DOSJA

Arrestohet krimineli i Alabamës, qëlloi me armë dhe vrau një

SHBA - Policia ka arrestuar basketbollistin 21-vjeçar të Universitetit të Alabama, Darius Miles për vrasjen e një vajze 23-vjeçare, pranë një rezidence studentore të dielën.

Ai u arrestua së bashku me 20-vjeçarin Michael Lynn Davis, me akuzën se hapën zjarr ndaj një makine pranë pikës së ‘The Strip’ rreth orës 1:45 të mëngjesit të së dielës.

Nga të shtënat mbeti e vrarë 23-vjeçarja Jamea Jonah Harris, e cila ishte duke hipur në makinën që ishte objektivi i të shtënave.

Arrestohet krimineli i Alabamës, qëlloi me armë dhe vrau një
Viktima, 23-vjeçare Jamea Jonah Harris

Siç raporton New York Post, policia beson se vrasja ka ndodhur pas një debati mes autorëve dhe grupit të viktimës. Pas arrestimit të Miles, Universiteti i Alabama njoftoi pezullimin e tij nga ekipi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll