16 Janar 2023, 16:24
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kthyer në "kryefjalë" të Kuvendit të Shqipërisë pastruesen Rozeta Dobi. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Berisha iu kthyer me radhë të gjithë ministrave të kabinetit, duke i pyetur nëse Dobi kishte pastruar në shtëpitë e tyre dhe të kujt ishin 400 mijë eurot që kanë mbetur pa "zot", të cilat u gjetën në banesën e saj.
"Nga këmbët tek koka funksionon me parimet e një vendi të lirë, ku Kuvend u mohon deputetëve të drejtën legjislative, kushtetuese, është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu që ka fjalor dhe argument vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur ligjin për heqjen e parashkrimit, në çdo parlament tjetër kjo do përshëndetej kur këtë e bën një kryeministër. Por ju nuk guxoni se dini që kreu juaj drejton një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni se keni lavatriçe me lekë në shtëpi. Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde ndonjëherë? Të kujt janë mijë euro? ulsi thonë edhe këta të tutë se iu ka hyrë në shtëpi. Ku është Ballkuja? Kanë votuar shqiptarët që ne t'ju kontrollojmë dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Nuk do të pranohet kjo, thuajani Edi Ramën. Ju kërkoni që të na bllokoni ne. E dini që ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale. Ka udhëtuar me aeroplan me dhomë gjumi. Historinë nuk na e bëni. Unë nuk do të merrem me ty, je grua dhe zonjë, do t'ja kthej atij që të menaxhon ty në këtë mënyrë. Edi Rama i stis të gjithë këto. I morët vesh tekat e atij,"-tha Berisha.
FJALA E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA NË PARLAMENT:
Të nderuar deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Ky parlament është shndërruar në një dhunues madhor, amoral, të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ky parlament, për shkak të një personi, i cili ka inkriminuar veten nga këmbët tek koka, funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre kushtetuese. Ky parlament është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu i cili ka si fjalor të vetëm, argument të vetëm, sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrin dhe ministra. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej, kur kërkesën e bën një ish-kryeministër. Por ju nuk guxoni, sepse e dini që kreu juaj, kryeson një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni sepse i keni mbushur dyshekët, dyshekët, frigoriferët, lavatriçet, kontot dhe raftet me paratë e vjedhura. Ja të ju pyes juve, Niko ka ardhur Rezarta në shtëpinë tënde ndonjëherë. Zonjë ka ardhur tek ti ndonjëherë, të kujt janë 400 mijë euro, Ulsi, se edhe për ty thonë këta të tutë se të ka hy në shpi. Atëherë unë nuk e di. Po Ballukja ku është. Moj zonjë, ne nuk kemi detyrë tjetër, vetëm kontrollin. Ne nuk kemi asnjë tagër tjetër. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush, kanë votuar për në që të ju kontrollojmë. Kaq kemi ne në dorë. Dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Ju garantoj, thuaja Edi Ramës, se në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo. Të marrë fund kjo praktikë. Ne nuk duam t'ju bllokojmë asgjë juve. Por ju doni të na bllokoni ne. Sepse ju e dini se ai ka firmosur si kreu i një organizate kriminale. Se ai ka udhëtuar 137 herë me shumë se çdo sheik në botë, me avion me dhomë gjumi. Pra çfarë doni të na bëni ju ne. Po ne histori nuk na bëni. Unë kërkoj nga ju, që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelni. Po ta them këtu, nuk do të merrem me ty, ti je një grua, një zonjë dhe nuk më shkon të merrem me ty në këtë platformë. Por unë do t'ia kthej të gjitha atij në fytyrë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën, sepse ai i stis të gjitha këto. Sepse i teket atij 4 deputetë të përjashtohen nga ky grup.
sali berisha seance plenare 16 janar 2023
Politike
16 Janar 2023, 16:16
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Sesioni i sotëm parlamentar, nisi me fjalën e Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla. Ajo bëri bilancin e ...
Politike
16 Janar 2023, 16:09
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në një prononcim për gazetarët në lidhje me situatë...
Politike
16 Janar 2023, 15:54
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Pak minuta para nisjes së seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dh&eu...
Politike
16 Janar 2023, 15:34
A.B
Besart Xhaferri
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kategoritë që përfitojnë nga 'Paketa e Madhe' e Qeveris&eu...
Politike
16 Janar 2023, 15:17
A.B
Blendi Klosi
TIRANË- Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë tha se asnjë ...
Politike
16 Janar 2023, 14:50
A.B
Belinda Balluku
DIBËR- Ministrja Belinda Balluku vizitoi ditën e sotme banesat e dëmtuara në Dibër nga tërmeti i mbr&eum...
Politike
16 Janar 2023, 14:13
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se këtë vit pritet që të ketë ngadalë...
Politike
16 Janar 2023, 14:10
A.B
Gezim Ademaj
TIRANË- Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes ...
Politike
16 Janar 2023, 13:55
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komntuar vendimin e deputetit Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e katër deputetë...
Politike
16 Janar 2023, 13:53
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se do t'i shkojë deri në fund shpenzimit të 22 milionë eurove nga kryemin...