Politike

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Berisha: I keqpërdoruri i Ramës! Mori vendimin në kulmin e skandalit të gjysmë milionë eurove të vjedhura, 3 thasë mbetën jetimë

Sipas Berishës, gjithçka është bërë për të venitur skandalin e 400 mijë eurove që kanë mbetur jetimë në Prokurorisë. 

16 Janar 2023, 13:55 Nga F.M
Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Berisha: I keqpërdoruri i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komntuar vendimin e deputetit Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e katër deputetëve të Partisë Demokratike. I pranishëm në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se Alibeaj është nxitur nga kryeministri Edi Rama për ta bërë këtë gjë. Ai shtoi ndër të tjera se ky vendim u mor në momentin që u vodh shtëpia e ish-zyrtares Alda Klosi. Sipas Berishës, gjithçka është bërë për të venitur skandalin e 400 mijë eurove që kanë mbetur jetimë në Prokurorisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të njëjtën gjë po bën Edi Rama me grupin parlamentar. Ai e sheh se kohërat i ka të numëruara. Ai e sheh se vjedhjet që bën çdo ditë, po i kthehen tani në një bumerang të tmerrshëm. Ai e sheh që nuk ka shpëtim nga një shtet ligjor, për një seri aferash, vjedhjesh të tmerrshme, nga ajo e djegësve, e Butrintit, e Portit të Durrësit, etj.
Ai ka të vetmen shpresë të mbajë me çdo kushtet pushtetin. Prandaj shërbehet nga të njëjtit njerëz. Njerëz të zhveshur nga çdo lloj dinjiteti njerëzor, integriteti njerëzor.
Papritmas, në kulmin e skandalit të gjysmë milionë eurove të vjedhura- tregojnë se kur një shefe kabineti mbante në tubat e aspirimit gjysmë milionë euro, imagjinonin sa kanë në kontot bankare, Edi Rama, Olsi Rama, Arben Ahmetaj, etj, tre thasë me euro mbeten jetimë.
Në këtë kulm skandali të pashembullt, në kulmin e skandalit të kryetarit të bashkisë që kapet si kurrë ndonjëherë më parë, që bashkia bën tender për të vjedhur paratë e taksapaguesve, ndërton rrugën me buldozerët e vet, ndërkohë hap tenderin që të shpallë fitues kompaninë e vet. Se rruga po ndërtohej. Po sa? 400 e sa mijë euro. Dhe bën fiktivisht sikur po anulon tenderin, i kapur në mënyrën më flagrante, kryetar bashkie që shpall tendera për të vjedhur veten, siç bëri dasmën e vet.
Këta nuk fitojnë, qytetarët nuk i votojnë këta. Këta e kanë kuptuar, e ndjejnë që janë të përfunduar ndaj edhe bëjnë gjithçka.
Në kulmin e këtij skandali, i keqpërdoruri i tij shpall se ka përjashtuar 4 deputetë nga grupi. I bën Edi Rama, se Edi Rama i di këto.
Përveç Koresë së Veriut, nuk mund të gjesh parlament në botë, që të dalë një i vetëshpallur kryetar grupi dhe të përjashtojë katër deputetë nga grupi pa asnjë bazë, rregullorja nuk e përjashton këtë.
Kjo ndodh nga Edi Rama, se si të ngushtojë në maksimum hapësirën parlamentare të PD, se si t’i lërë jashtë komisioneve, se si tu lërë atyre dy minuta kohë për diskutim.
Ky është një akt i padëgjuar ndonjëherë në histori. Është prapë Edi Rama. Ka prej jush që thonë Alibasha. Jo, ata janë lëvozhga njerëzore, nuk janë as njerëz. Nuk kemi pse merremi me ta.
Është Edi Rama, sepse në çdo vend, po të mos ishte Edi Rama, kryetari i parlamentit do i thoshte se nuk përdoren metoda staliniste në parlament.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

sali berisha alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll