Politike

Përjashtimet në PD, Salianji: Nuk ka pasur një vendimarrje të tillë, ishte stërkëmbësh për prishjen e bashkimit

Në lidhje me përjashtimet në PD, Salianji u shpreh se nuk ka pasur një vendim të tillë. 

16 Janar 2023, 16:09 Nga A.B
Përjashtimet në PD, Salianji: Nuk ka pasur një vendimarrje
Ervin Salianji

TIRANËDeputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në një prononcim për gazetarët në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, teksa ka thënë se “do t’i jepet drejtim bashkimit të PD-së. Ai tha se është në diskutim e sipër për të arritur këtë qëllim, ndërsa deklaroi se është i gatshëm edhe të lërë mandatin për këtë qëllim. Në lidhje me përjashtimet në PD, Salianji u shpreh se nuk ka pasur një vendim të tillë. 

'Unë jam nënkryetar i grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Gjyqi që kam në ngarkim është shtyrë për shkak të kundërshtarit që kam përballë, i cili është ai që përfaqëson trafikant droge. Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një  moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll