Politike

Bilanci i sesionit të kaluar/ Boçi: Dëgjuam arritje, jo rekordet e zeza! Kuvendi ka vdekur, bllokuat komisionin hetimor për charterat

Deputeti theksoi se Kuvendi ka vdekur, pasi janë bllokuar kërkesat e PD-së.

16 Janar 2023, 16:16 Nga A.B
Bilanci i sesionit të kaluar/ Boçi: Dëgjuam arritje, jo
Luciano Boci

TIRANË- Sesioni i sotëm parlamentar, nisi me fjalën e Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla. Ajo bëri bilancin e seancave të sesionit të kaluar parlamentar teksa vuri theksin te transparenca e komisioneve dhe te integrimi evropian i vendit si prioritet i punës së Kuvendit.

Pas saj, fjalën në Kuvend e mori deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ai u shpreh se Nikolla prezantoi vetëm arritjet e jo rekordet e zeza. Deputeti theksoi se Kuvendi ka vdekur, pasi janë bllokuar kërkesat e PD-së, një prej tyre ngritja e komisionit hetimor për charterat e Ramës.

'Dëgjova fjalën tuaj, do dëgjonim arritjet dhe jo rekordet e zeza. Kujtojmë projektrezolutën, ju keni bllokuar një projektrezolutë të rëndësishme. Ka pasur ligje që kanë shkuar në dëm të qytetarit, studentit dhe kanë favorizuar klientelën. Ka pasur konflikt interesi për investimet strategjike, kërkesa e fundit ishte ajo që kërkuam për ngritjen e komisionit hetimor për charterat. Ju e bllokuat. Me mohimin e këtij komisioni, ky parlament ka vdekur, këtu vazhdojmë kot. '- tha Boçi.

luciano boci seance plenare 16 janar 2023

Sondazh

Poll