Politike

'Kemi nisur punën për grupin e këshilltarëve'/ Klosi: Asnjë deputet i PS nuk do të kandidohet për Vlorën

Klosi deklaron se PS synon fitoren e të gjitha bashkive në 14 Maj.

16 Janar 2023, 15:17 Nga A.B
'Kemi nisur punën për grupin e këshilltarëve'/
Blendi Klosi

TIRANË- Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë tha se asnjë deputet nuk do të kandidojë për kandidat bashkie në Vlorë. Pwr 'Tvklan' ai u shpreh se ky bastion i PS-sw duhet tw jetw shumw i organizuar.

“Nga grupi parlamentar i PS për degën e Vlorës nuk do të ketë kandidatë nga grupi aktual pasi thashë që është shumë e rëndësishme për ne sepse në Vlorë është bastion i PS, dhe duhet të jemi shumë të organizuar”, ka thënë Blendi Klosi.

Më shumë se sa te kandidatët, Klosi sheh si sfidë këshillat bashkiakë.

“PS ka nisur punën për grupin e këshilltarëve dhe këtu po, kemi shumë punë për të bërë, për të evidentuar elementët më të mirë përfaqësues”.

Klosi foli edhe për realizimin e sondazheve për kandidatët dhe nëse rezultatet do të bëhen ose jo publike. Ai tha se PS synon fitoren e të gjitha bashkive në 14 Maj.

“Jo, sondazhet tona asnjëherë nuk janë bërë publike. Nuk janë vendimmarrja sepse vendimmarrja do të jetë e kryesisë”.

blendi klosi ps

Sondazh

Poll