'Kemi nisur punën për grupin e këshilltarëve'/ Klosi: Asnjë deputet i PS nuk do të kandidohet për Vlorën
Blendi Klosi TIRANË- Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë tha se asnjë ...
PD deklaron se lënia e studentëve jashtë kategorive që përfitojnë nga “paketa e madhe”, është skemë e manipulimit elektoral.
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kategoritë që përfitojnë nga 'Paketa e Madhe' e Qeverisë. Në një dalje për mediat, kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri deklaron se lënia jashtë e studentëve nga kjo paketë është alarmante pasi ka studentë që vijnë nga familje të varfra dhe u duhet të punojnë për të siguruar jetesën.
'Mungesa e studentëve është vetëshpjeguese: së pari, ata janë më pak të manipulueshmit ndër shtresat e shoqërisë, duke qenë se mosha ua lejon pavarasinë dhe moskorruptueshmërinë. Kjo i ka bërë ata një kategori për të cilën nuk duhen shpenzuar para qeveritare, dhe kjo e zbulon “paketën e madhe”, si asgjë më shumë se një skemë të manipulimit elektoral.'- deklaron ndër të tjera Xhaferri.
DEKLARATA E PLOTË:
Edi Rama ka prezantuar me pompozitet atë që e quan “Paketa e Madhe” sikur të ishte Big deal (Pakti i Madh) i Presidentit amerikan Lyndon Johnson. Me siguri, dhe me të drejtë, paketa është e mirëpritur nga disa kategori të shoqërisë, edhe pse ajo nuk shkon dot as deri në nivelin e kompensimit të inflacionit apo indeksimit të çmimeve. Shqetësimi i Partisë Demokratike lidhet me një faktor madhor të politikës dhe shoqërisë, një kauzë për të ardhmen e pluralizmit dhe të vendit. A është paketa e madhe e Ramës një instrument elektoral në radhën e përpjekjeve të tij për të vjedhur zgjedhjet? Duke ditur se shumat e akorduara do të ndahen në nivel lokal, nëpër zyrat vendore të administratës publike, treguesit janë se shumat a alookuara do të konsiderohen si favore të qeverisë dhe bashkive, të cilat komandohen nga Partia Socialiste.
Si për një rastësi që duket e çuditshme, edhe shumat e caktuara janë 10 apo 20 mijë lekë, të njohura tashmë botërisht si tarifat që patronazhistët e Ramës u ofrojnë qytetarëve në këmbim të votës. Si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, përfaqësues i zërit të të rinjve, më alarmon mungesa e studentëve në listën e kategorive përfituese të “Paketës së madhe”. Të gjithë e dimë se ka studentë që marrin bursa, sepse vijë nga familje të varfra apo studentë që punojnë pasditeve apo fundjavave për të mundësuar shkollimin. Mungesa e studentëve është vetëshpjeguese: së pari, ata janë më pak të manipulueshmit ndër shtresat e shoqërisë, duke qenë se mosha ua lejon pavarasinë dhe moskorruptueshmërinë. Kjo i ka bërë ata një kategori për të cilën nuk duhen shpenzuar para qeveritare, dhe kjo e zbulon “paketën e madhe”, si asgjë më shumë se një skemë të manipulimit elektoral.
Në njëfarë mënyre, ajo është amnistia fiskale e zgjedhjeve, gjetja e një mënyrë për të ligjëruar tarifat e blerjes së votës. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’ua marrin paratë, sepse nuk janë të Edi Ramës por tuajat: janë taksat që ai ua merr dhe ua kthen sikur t’u bënte favor. Duke qenë të tyret këto para ne u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos ndihen borxhlinj dhe as të favorizuar nga Edi Rama. Paratë merrjani, por votën hidheni të lirë. Vota juaj e lirë është instrumenti më i fortë për t’i dalë zot Shqipërisë, për ta ruajtur pluralizmin!
Blendi Klosi TIRANË- Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë tha se asnjë ...
Belinda Balluku DIBËR- Ministrja Belinda Balluku vizitoi ditën e sotme banesat e dëmtuara në Dibër nga tërmeti i mbr&eum...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se këtë vit pritet që të ketë ngadalë...
Gezim Ademaj TIRANË- Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komntuar vendimin e deputetit Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e katër deputetë...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se do t'i shkojë deri në fund shpenzimit të 22 milionë eurove nga kryemin...
Fation Veizaj dhe Gezim Ademaj TIRANË- Mandatin e deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës pritet ta marrë Gë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot socialistët në selinë rozë, një diskutim nga ku duket se nuk ka dalë ...
ëilliam ëalker dhe Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ambasadorin amerikan William Walker me medaljen “Kalor&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon regjistrimin e aktit të Gjykatës që e nj...