Politike

"Superskandal"/ Hetimi për fluturimet me çarter, Berisha: Rama nuk na lejon të hetojmë, janë 22 milionë euro dhe do i shkojmë deri në fund

Berisha tha se Rama ia ka dalë që ta pengojë Opozitën në ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me këtë çështje, por që s'do t'i ndalë dot hetimet. 

16 Janar 2023, 13:53 Nga F.M
"Superskandal"/ Hetimi për fluturimet me çarter, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se do t'i shkojë deri në fund shpenzimit të 22 milionë eurove nga kryeministri Edi Rama vetëm për fluturime me çarter. I pranishëm në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, Berisha tha se Rama ia ka dalë që ta pengojë Opozitën në ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me këtë çështje, por që s'do t'i ndalë dot hetimet. 

Fjala e Berishës:

Ligji parashikon, Kushtetuta parashikon kontrollin e pushtetit nga opozita, parashikon komisionet hetimore parlamentare. Në këtë kontekst, u mblodhën firmat dhe u dorëzua kërkesa për të hetuar Edi Ramën.
Sepse një njeri, që kryen 136 udhëtime me çarter, në një kohë kur qytetarët e tij, me mijëra e mijëra rrezikojnë jetën në gomone, është i degraduar në çdo lloj aspekti. Nuk po flas për transportin që bën avioni i tij të parave dhe lëndëve të tjera, nuk po ndalem këtu. Nuk po ndalem këtu në fluturimet e tij që janë para Ismailit, që janë në hetim absolut ndërkombëtar, jo në një, por në dy vende. Që ai ka pasur Duçkën e tij drejtor aty ai. Edhe këtu mund të ndalemi, por ne po ndalemi në 136 fluturime, 22 milionë euro. Dhe duhet të ndalemi. Në çdo vend të botës, ky përbën një superskandal. Cila është përgjigjia? Përgjigjia: është e rrëzojmë në kryesinë, ku nuk kanë asnjë kompetencë për rrëzimin e saj. Ajo është e drejtë e patjetërsueshme e deputetëve. I ka dhënë përgjigje përfundimtare Gjykata Kushtetuese, edhe në person për Edi Ramën. Ky nuk do të na lejojë ne të hetojmë. Ne do e hetojmë atë në çdo qelizë. Do e hetojmë në gjithçka, do e hetojmë në çdo gjë që dyshohet se janë vjedhur taksapaguesit shqiptarë.

Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve hetimore.

Si u zbuluan fluturimet?

Hackerat publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, mbizotëronin fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 137. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë.

sali berisha fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll