Politike

Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Jemi në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin

Berisha u shpreh se zgjedhjet vendore duhet të përmbysin qeverinë e kryeministrit Edi Rama. 

16 Janar 2023, 13:35 Nga F.M
Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Jemi në një vit
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ky vit është vendimtar për rëndësinë e demokracisë. I pranishëm në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se zgjedhjet vendore duhet të përmbysin qeverinë e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne, hyjmë në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin, për shoqërinë shqiptare dhe PD, grupi ynë parlamentar, mbetet totalisht i përkushtuar për të përmbushur me përgjegjësi të plotë, me transparencë dhe guxim, detyrimet e tij madhore. Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm elektoral, kemi përpara zgjedhjet vendore, të cilat duhet të përmbysin monizmin e plotë në Shqipëri, të Edi Ramës. Është bërë një punë, më transparentja në historinë e vendit dhe kandidatët që ne paraqesim, janë sot, dalin para çdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës, të hurit, se thonë në Durrës ka kërcitur sërish huri, janë kandidatë të grupeve kriminale, mafioze, janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe klaneve mafioze që e mbështesin. Në këtë platformë do vazhdojmë edhe me këshilltarët, me parlamentarët, e vërteta është se kjo e ka tmerruar Edi Ramën.
Këto zhvillime brenda PD, atë e kanë tronditur deri në palcë, pasi e sheh që betejën e ka të humbur. Ky tmerr ka bërë që ai të humbasë jo vetëm mendjen, logjikën, arsyen, por edhe të vazhdojë me flamurin e zi të një krimineli elektoral. Të dalë haptas me platformat e plaçkitjes së votës, e dhunimit para ekzekutimit paraprak. Të tregojë se është i aftë të bëjë gjithçka për të grabitur votat e qytetarëve shqiptarë. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.

sali berisha

Sondazh

Poll