Bota

Mësuesit në Britani paralajmërojnë grevë, kërkojnë rritje pagash

Pagat e ulëta për mësuesit kanë shtyrë gjithashtu që shumë prej tyre të largohen nga profesioni.

16 Janar 2023, 13:01 Nga a.l
Mësuesit në Britani paralajmërojnë grevë,
protesta e mësuesëve në Britani

BRITANI- Pas infermierëve, mësuesit në Angli dhe Uells pritet të dalin gjithashtu në grevë pas mosmarrveshjeve të vazhdueshme lidhur me pagat. Me inflacionin në më shumë se 10%, punëtorët në shumë sektorë po kërkojnë paga më të larta.

Mediat e huaja raportojnë se qeveria u kishte ofruar anëtarëve të saj një rritje pagash prej 5%, gjë që tha se nuk kompensonte uljen e pagave të shkaktuara nga rritja e çmimit. Pagat e ulëta për mësuesit kanë shtyrë gjithashtu që shumë prej tyre të largohen nga profesioni.

E njëjta situatë paraqitet gjithashtu edhe në Skoci. Mësuesit kanë dalë tashmë në grevë, gjë që ka bërë që shumë shkolla të mbyllen. Edhe pse ka shpresa se një propozim i ri për punonjësit e hekurudhave mund t’i japë fund grevave në këtë sektor, përfaqësuesit e infermierëve kanë paralajmëruar se grevat e tyre mund të intensifikohen./ Dosja.al

 

mesuesit protestojne ne britani

Sondazh

Poll