Bota

Gërvalla me homologen sllovene: Kërcënimet e Serbisë kërkojnë përgjigje të përbashkët

Gërvalla po ashtu ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

16 Janar 2023, 11:53 Nga I.A
Gërvalla me homologen sllovene: Kërcënimet e Serbisë
Donika Gërvalla

KOSOVË- Pas pritjes së ministres së Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka thënë se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të problemeve të pazgjidhura mes vendeve të rajonit. Ajo ka thënë se Sllovenia ka qenë përkrahëse për realizimin e interesave legjitim të Kosovës. Gërvalla po ashtu ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, tha Gërvalla.

donika gërvalla tanja fajon

Sondazh

Poll