Bota

Ministrja sllovene në Kosovë: Të gjithë jemi të shqetësuar, të fillojnë negociatat për planin franko-gjerman

Pas takimit me homologen në Kosovë Donika Gërvalla në një konferencë të përbashkët për media Fajon theksoi se Kosovës duhet që t'i ofrohet mbështetje për integrim.

16 Janar 2023, 11:45 Nga I.A
Ministrja sllovene në Kosovë: Të gjithë jemi të
Tanja Fajon

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se të gjithë janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor duke shtuar se Kosova duhet të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Pas takimit me homologen në Kosovë Donika Gërvalla në një konferencë të përbashkët për media Fajon theksoi se Kosovës duhet që t'i ofrohet mbështetje për integrim.

“Duhet të fillojnë negociatat në lidhje me propozimin e Bashkimit Europian lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Sllovenia është mike e Kosovës. Unë e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim," tha Fajon.

Fajon përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se vendimet e fundvitit ishin “sukses i përbashkët”.

“Besoj se do të jetë hap i mirë për tu integruar në Bashkimin Europian”, theksoi ajo.

tanja fajon donika gërvalla

Sondazh

Poll