Bota

LUFTA/ Ukraina do të marrë 3 miliardë euro ndihmë nga BE këtë javë

BE vlerësoi se Ukraina do të kërkojë 3 deri në 4 miliardë euro në muaj për të mbuluar nevojat bazë.

16 Janar 2023, 12:54 Nga a.l
LUFTA/ Ukraina do të marrë 3 miliardë euro ndihmë nga BE
Valdis Dombrovskis

UKRAINË- Bashkimi Evropian dhe Ukraina ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me paketën e ndihmës prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023 të shpallur në tetor. Komisioneri Evropian për Tregtinë Valdis Dombrovskis tha se kësti i parë prej 3 miliardë euro do të dërgohet në Kiev më vonë këtë javë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Kjo do të ndihmojë Ukrainën të mbulojë nevojat e saj urgjente, me një rrjedhë të qëndrueshme pagesash gjatë gjithë vitit," tha Dombrovskis. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal shtoi se ndihma do të "ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vazhdim". 

BE vlerësoi se Ukraina do të kërkojë 3 deri në 4 miliardë euro në muaj për të mbuluar nevojat bazë./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll