Bota

Vrau dhe përdhunoi rreth 200 gra, 'ujkulli' rus kërkon të lirohet për të luftuar për Putin në Ukrainë

Deri më tani, përdhunuesi po vuante dy dënime të përjetshme dhe nëntë vjet shtesë pas tre gjyqeve të veçanta.

16 Janar 2023, 12:08 Nga a.l
Vrau dhe përdhunoi rreth 200 gra, 'ujkulli' rus kërkon
MIkhail

RUSI- Mikhail Popkov 58- vjeç i cili është dënuar për vrasjen dhe përdhunimin e rreth 200 grave, ka kërkuar që të lirohet dhe të luftojë për presidentin Vladimir Putinin në Ukrainë.  58 vjeçari synon të lirohet sipas klauzolës në ligjin rus që fal kriminelët me dënime të mëparshme nëse ata luftojnë në luftë dhe qëndrojnë gjallë për më shumë se gjashtë muaj.

Ky ligj dhe kjo skemë ka bërë që deri tani mijëra vrasës, përdhunues dhe kriminelë të tjerë të bëhen mercenarë në fushatën e Kremlinit. Putini është zotuar të falë ata që luftojnë dhe të qëndrojnë gjallë. I njohur si "Ujkulli" dhe "Maniaku Anagarsk", Popkov u dënua për vrasjen e të paktën 78 femrave midis 1992 dhe 2010, shkruajnë mediat e huaja. 

Megjithatë, një burim policor beson se numri i tij i vërtetë është afër 200. Deri më tani, përdhunuesi po vuante dy dënime të përjetshme dhe nëntë vjet shtesë pas tre gjyqeve të veçanta.

Ish-polici përdhunoi shumicën e viktimave të tij të moshës 18 deri në 50 vjeç përpara se t'i vriste me sëpatë, çekiç, thika, kaçavida dhe lopata. Pavarësisht kësaj, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror të intervistonte të çmendurin pas hekurave teksa ai lutej të bashkohej me mishin e topave të Putinit. Në klip, ai pohoi se kishte përvojë radio-elektronike nga koha e tij si rekrut i Ushtrisë së Kuqe./ Dosja.al

mikhail popkov

Sondazh

Poll