Bota

Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të aeroplanëve luftarakë

Stërvitjet 11-ditore do të përfshijnë tetë aeroplanë luftarakë japonezë, katër indianë, dy transportues aeroplanësh dhe armë tjera të rënda, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes.

16 Janar 2023, 11:55 Nga a.l
Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të
aeroplane ushtarakë

JAPONI- Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të aeroplanëve luftarakë afër Tokios, teksa shtetet avancojnë në mbrojtje dhe siguri, pas shqetësimeve për kapacitetet ushtarake të Kinës.

Stërvitjet 11-ditore do të përfshijnë tetë aeroplanë luftarakë japonezë, katër indianë, dy transportues aeroplanësh dhe armë tjera të rënda, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes.

Dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për këto stërvitje më 2019, mirëpo ato janë shtyrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Japonia dhe India – bashkë me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara – janë pjesë e aleancës “Quad”, një grup i fuqive rajonale që sa shkon e shqetësohet më shumë për ndikimin e Kinës në rajon dhe botë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e kryeministrit japonez, Fumio Kishida, është zotuar për të dyfishuar shpenzimet në mbrojtje, teksa e ka konsideruar Kinën si “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë”, për sigurinë e Japonisë. Javën e kaluar, Japonia ka nënshkruar një marrëveshje të re me Britaninë në sektorin e mbrojtjes, si dhe është pajtuar që të zgjerojë traktatin për mbrojtje që e ka me Uashingtonin./REL/

japonia strevitje ushtarke me indinë

Sondazh

Poll