Bota

Luftime të ashpra në Ukrainë/ Rusia dhe Bjellorusia fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Rusia përdori fqinjin e saj Bjellorusinë si një trampolinë për pushtimin e saj të Ukrainës shkurtin e kaluar.

16 Janar 2023, 11:45 Nga a.l
Luftime të ashpra në Ukrainë/ Rusia dhe Bjellorusia fillojnë
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në disa rajone të Ukrainës. Sulme të njëpasnjëshme janë dëgjuar ditët e fundit nëqytetin lindor të Ukrainës në Dnipro. Por duket se tensionet në vend do të shtohen, pasi Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kanë shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.

Rusia përdori fqinjin e saj Bjellorusinë si një trampolinë për pushtimin e saj të Ukrainës shkurtin e kaluar. Dy aleatët do të kryejnë stërvitje të forcave ajrore nga 16 janari deri në 1 shkurt duke përdorur të gjitha fushat ajrore ushtarake, shkruan Reuters. 

"Ne po ruajmë përmbajtjen dhe durimin, duke e mbajtur barutin tonë të thatë," tha Pavel Muraveyko, zëvendës sekretari i parë shtetëror i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë, sipas një postimi në aplikacionin Telegram të ministrisë së mbrojtjes bjelloruse të dielën.

Muraveyko tha se situata në kufirin jugor të vendit me Ukrainën ishte "jo shumë e qetë" dhe se Ukraina ka "provokuar" Bjellorusinë. Moska mohon se ka ushtruar presion ndaj Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko për të marrë një rol më aktiv në konfliktin në Ukrainë.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga Bjellorusia dhe presidenti Volodymyr Zelenskiy tha javën e kaluar se vendi duhet të jetë gati në kufirin e tij me Bjellorusinë. Bjellorusia ka kryer ushtrime të shumta ushtarake që nga fillimi i pushtimit, si vetë ashtu edhe së bashku me Rusinë. Së bashku me Moskën, Minsku gjithashtu ka forcuar stërvitjet me armatim dhe pajisje ushtarake./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll