16 Janar 2023, 11:20
Nga I.A
Te shpallurit ne kerkim
ITALI- Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista e të arratisurve tejet të rrezikshëm që i përkasin “programit special të kërkimit” të grupit Interforce zvogëlohet në 4.
I pari në listën e të kërkuarëve është Attilio Cubeddu (Sarda Anonim), i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) dhe i kërkuar që nga viti 1997 për shkak se nuk ishte kthyer, në përfundim të një lejeje, në burgun Badu e Carros. Ai ishte i mbyllur për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda trupore. Më 18 mars 1998 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij por ende dhe sot nuk dihet se ku ndodhet.
Attilio Cubeddu
Giovanni Motisi (Cosa Nostra), i lindur më 1 janar 1959 në Palermo, i njohur edhe me pseudonimin "U Pacchiuni (dhjami)", është shpallur në kërkim që nga viti 1998 për vrasje, nga viti 2001 për organizatë mafioze, që nga viti 2002 për masakër duhet të vuajë një dënim të përjetshëm për vrasjen e komisionerit Giuseppe Montana. Më 10 dhjetor 1999 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij. Në vitin 2016, figura e tij u përfshi në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë. Vrasësi i besuar i Totò Riina, sipas deklaratave të Calogero Ganci, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka qenë i pranishëm në Cosa Nostra, në momentin kur u diskutua për vrasjen e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa.
Giovanni Motisi
Renato Cinquegranella (Camorra), lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar që nga viti 2002 për organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe vepra të tjera. Më 7 dhjetor 2018 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij me qëllim ekstradimi, por rezultuan të pasuksesshme. Emri i tij shfaqet në kronikat gjyqësore të dy prej krimeve që tronditën më shumë Napolin: vrasja e Giacomo Frattini, alias "Bambulella", një ushtar i Nco, i torturuar, vrarë dhe copëtuar në janar si dhe masakra e kreut të Mobile Antonio Ammaturo dhe shoferit të tij, Pasquale Paola, në korrik të po atij viti nga Brigadat e Kuqe.
Renato Cinquegranella
Në fund është dhe Pasquale Bonavota ('Ndrangheta) , i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar që nga viti 2018 për "shoqatë të tipit mafioz" dhe "vrasje të rëndë në konkurrim". Bonavota është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, i konsideruar si truri i shoqatës mafioze me të njëjtin emër që vepron në zonën e Sant'Onofrio, por me degë në zonën industriale të Maierato, Pizzo dhe Acconia di Curinga. Ai konsiderohet si një zog i lirë në pyll që nga vjeshta e vitit 2018.
Pasquale Bonavota
giovanni motisi attilio cubeddu matteo messina denaro renato cinquegranella pasquale bonavota arrestohet matteo messina denaro
63c51a68c406fdd
63c51a54cab96pas
63c51a40bed27ddd
63c51a2e58755fion
Bota
16 Janar 2023, 11:21
f.g
Foto nga sekuenca
ITALI- Menjëherë pas arrestimit të tij, mediat italiane kanë publikuar pamje të vjetra ku mendohet se ësht&...
Bota
16 Janar 2023, 11:10
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Anëtarët e Partisë Progresiste të Serbisë janë zbuluar se kërcënohen nga...
Bota
16 Janar 2023, 11:07
I.A
Matteo Messina Denaro
ITALI- Bosi i mafias Matteo Messina Denaro u arrestua nga karabinierët pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që ç...
Bota
16 Janar 2023, 11:04
f.g
Messina Denaro
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar autoritetet për arrestimin e kumbarit të mafias siçilia...
Bota
16 Janar 2023, 10:58
a.l
OKB
SHBA- Ngadalësimi aktual ekonomik global ka të ngjarë të detyrojë më shumë punëtorë të pra...
Bota
16 Janar 2023, 10:46
a.l
Christine Lambrecht
GJERMANI- Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dha dorëheqjen pasi kritikave mbi detyrën e saj. Ky v...
Bota
16 Janar 2023, 10:39
I.A
Foto nga shperthimet
UKRAINË- Kryebashkiaku i Dnipro ka paralajmëruar se mund të mos ketë të mbijetuar të tjerë pas sulm...
Bota
16 Janar 2023, 10:34
a.l
sulme ne Dnipro
UKRAINË- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin lindor të Ukrainës në Dnipro. Mediat e huaja...
Bota
16 Janar 2023, 10:13
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Bosi mafioz Matteo Messina Denaro u arrestua sot nga Carabinieri del Ros pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që...
Bota
16 Janar 2023, 10:05
I.A
Tanja Fajon
KOSOVË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, do nis sot vizitën e saj zyrtare n&e...