Bota

Publikohen për herë të parë pamjet! Si e ndoqi Policia Italiane me vetëm këtë imazh bosin e mafias siçiliane, Messina Denaro fshehu fytyrën për më shumë se 30 vite

Përgjatë viteve, asnjë pamje e tij apo e dhënë konkrete nuk u mund të zbulohej përveç këtij filmimi të shkurtër që sot ka gjetur dritën e publikimit.

16 Janar 2023, 11:21 Nga f.g
Publikohen për herë të parë pamjet! Si e ndoqi Policia
Foto nga sekuenca

ITALI- Menjëherë pas arrestimit të tij, mediat italiane kanë publikuar pamje të vjetra ku mendohet se është filmuar Matteo Messina Denaro në vitin 2009. Për më shumë se 30 vite, ai zëvendësoi Toto Riinën dhe fshehu imazhin e tij. Përgjatë viteve, asnjë pamje e tij apo e dhënë konkrete nuk u mund të zbulohej përveç këtij filmimi të shkurtër që sot ka gjetur dritën e publikimit. Në vitin 2009, Hetuesit e Shërbimit Qendror Operativ gjurmuan një makinë SUV në Santa Margherita di Belice, ku u gjurmua makina dhe mendohej se brenda ndodhej Denaro. 

Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra.

Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

arrestohet matteo messina denaro matteo messina denaro

Sondazh

Poll