Bota

Arrestimi i bosit të mafias siçiliane, Meloni: Fitore e madhe për shtetin

Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo.

16 Janar 2023, 11:04 Nga f.g
Arrestimi i bosit të mafias siçiliane, Meloni: Fitore e madhe
Messina Denaro

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar autoritetet për arrestimin e kumbarit të mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro. Meloni falenderoi forcat e Armatosura për punën e tyre në "arrestimin e personit më të rëndësishëm të grupit të mafias, dhe tha se "kjo është një fitore e madhe për shtetin”.

Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra.

Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

arrestohet matteo messina denaro matteo messina denaro giorgia meloni

Sondazh

Poll