Aktualitet

Moti i keq/ Era e fortë rrëzon pemët në Shijak, makina të dëmtuara, qytetarët në panik

3 Shkurt 2019, 14:43 Nga DOSJA
Moti i keq/ Era e fortë rrëzon pemët në Shijak, makina

SHQIPERI- Moti i keq ka sjellë probleme në zonën e Shijakut e cila është përfshirë nga stuhitë e forta të erës. Burime nga Bashkia e Shijakut bëjnë me dije se ka pasur raste të rrëzimit të pemëve madje duke dëmtuar edhe makina që kanë qenë poshtë tyre. Kjo situatë ka vënë në panik banorët e zonës.

Kryebashkiaku i Shijakut Ardian Kokomani është shprehur se situata ka qenë mjaft e rrezikshme në momentin që stuhia mjaft e fortë që ka përfshirë edhe vetë qytetin e Shijakut. Gjithsesi gjithcka ka mbetur në dëmin material.

Kryebashkiaku ka falenderuar zjarrfikset dhe strukturat e tjera të Bashkisë që janë gjendur menëjherë në vendngjarje duke bërë të mundur largimin e pemëve të rrëzuara si dhe pastrimin e ambjentit nga ndërmarrja përkatëse. Ai ka gjetur rastin t’i falenderojë ato edhe në rrjetet sociale për punën që është bërë, ndërsa është shprehur se po merr kontakte nga fshatra të ndryshme të bashkisë për tu gjendur pranë në rast nevoje.

Ndërkohë era e fortë ka sjellë probleme mëngjesin e kësaj të diele edhe në Vlorë dhe në Durrës. Në Portin e Durrësit nuk janë nisur tragetet për shkak të motit të keq. Po e njëjta situatë është edhe në Bari, ku tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme për në Shqipëri, janë nisur mëngjesin e sotëm.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet demtim makinash erera te forta moti i keq panik rrezime pemesh shijak stuhi e forte demtim makinash erera te forta moti i keq panik rrezime pemesh shijak stuhi e forte

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2019, 13:46

O katran, ti Mark-Markëve iu merr të keqen

O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...