Aktualitet

‘Juridiku’ i bllokuar, studentët e Drejtësisë rikuperojnë orët e humbura në fundjavë

3 Shkurt 2019, 12:48 Nga DOSJA
‘Juridiku’ i bllokuar, studentët e Drejtësisë

TIRANË- Studentët e Juridikut edhe sot janë në mësim në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Kjo vjen pas kërkesës që vetë ata i bënë Ministrisë së Arsimit për të rikuperuar orët e humbura gjatë protestës.

Studentët kërkuan nga Ministria sigurimin e ambienteve të tjera pasi Fakulteti Juridik aktualisht është i bllokuar nga një grup studentësh të ngujuar.

Në mënyrë që të zëvëndësojnë të gjitha orët e humbura, Senati Akademik ka vendosur që mësimi të zhvillohet edhe gjatë fundjavës.

Rifillimi i mësimit vjen pas ngujimit të studentëve nëpër fakultete. Studentët u ngujuan disa javë pas mbylljes së protestës së  studentëve, (Lexo ketu), një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, i miratuar në 2016.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i drejtesise gjimnazi “petro nini luarasi” ministria e arsimit ngujimi i studenteve protesta e studenteve fakulteti i drejtesise gjimnazi “petro nini luarasi” ministria e arsimit ngujimi i studenteve protesta e studenteve

Sondazh

Poll