Aktualitet

Vlorë/ Aksidentoi të riun dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari

3 Shkurt 2019, 11:48 Nga DOSJA
Vlorë/ Aksidentoi të riun dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet

VLORË- Policia ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.B., i cili aksidentoi mbrëmjen e djeshme një tjetër të ri.

Pasi e aksidentoi me mjetin e tij tip “Opel”, 29-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet aksident pranga spitali rajonal i vlores vlore aksident pranga spitali rajonal i vlores vlore

Sondazh

Poll