Aktualitet

U akuzua se kërcënoi sekretarin e PS, flet djali i kryetarit: Keqinterpretim, e ftova edhe për kafe. E gjitha për shkak të

3 Shkurt 2019, 13:05 Nga DOSJA
U akuzua se kërcënoi sekretarin e PS, flet djali i kryetarit:

SHKODËR- Pas denoncimit të sekretarit për Mediat dhe Çështjet Sociale në Partinë Socialiste në Vaun e Dejës, (Lexo këtu),  se ishte kërcënuar nga djali i kryetarit të Bashkisë, ka ardhur reagimi edhe nga ky i fundit.

Edjon Hila, në një deklaratë për mediat thotë se nuk ka bërë asnjë kërcënim ndaj Agron Cekës dhe se e gjitha është bërë për shkak të afrimit të fushatës elektorale.

Hila thotë se i kishte  kërkuar edhe një kafe që ishte refuzuar nga Ceka.

“I kerkova te pinim nje kafe por e refuzoi per shkak te keqinterpretimit qe mund te krijohet ngaqe eshte Drejtor i Shkolles Pyjore ne Shkoder. E mirekuptova dhe u takuam pak metra para baneses se tij.  E njoh personalisht, dhe jam i habitur per kete deklarate. Megjithate duket qarte se kjo deklarate e nxituar eshte per shkak te afrimit te fushates elektorale.”-thotë Hila.

Deklarata e plotë e Edjon Hilës:

Sqaroj opinionin publik, mediat, miqte qe me kane telefonuar qe ne oret e para te kesaj te diele, se nuk kam asnje lidhje me deklaraten e bere publike nga Agron Ceka.

Ne lidhje me rastin qe pretendon Agroni kam bere deklarimin tim ne Komisariatin e Policise Vau Dejes, ku eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe, dhe nuk ka pasur asnje lloj kercenimi.

Sa i takon takimit tone nje dite me pare, po ju sqaroj ne detaje: ” E kam telefonuar duke i kerkuar nje takim, me tha qe ishte ne shtepi ne fshatin Kosmaç. I kerkova te pinim nje kafe por e refuzoi per shkak te keqinterpretimit qe mund te krijohet ngaqe eshte Drejtor i Shkolles Pyjore ne Shkoder.

E mirekuptova dhe u takuam pak metra para baneses se tij.  E njoh personalisht, dhe jam i habitur per kete deklarate.

 Megjithate duket qarte se kjo deklarate e nxituar eshte per shkak te afrimit te fushates elektorale.

Theksoj se me Agronin, nuk kam pasur asnjehere asnje keqkuptim, debat ose ndonje konflikt. Duke pasur parasysh figuren e tij prej nje mesuesi qe jep kontributin e tij cdo dite ne edukimin e brezit te ri ngela i shokuar nga keqperdorimi i tij pasi sic me kane informuar mbreme ka bere nje kallezim ndaj meje , ku po te hapen kamerat ne Komisariatin e Policise  Vau-Dejes, shihet qarte qe nuk eshte vendim i tij personal por i partise qe ai perfaqeson pasi brenda ne komisariat e shoqeronte edhe Kryetari i PS Vau-Dejes.

Ftoj Prokurorine qe te hetoje ne lidhje me kete rast pa u ndikuar politikisht, nderkohe qe per Agronin kam nje keshille miqesore, mos bie pre e politikes per interesa te ngushta meskine.

Miqesisht Edjon Hila.

Ditën e sotme, Agron Ceka, denoncoi  se ishte kërcënuar me jetë nga Edjon Hila, djali i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Ceka tha se djali i kryetarit të Bashkisë i ka shkuar në banesën e tij dhe i ka thënë që të mos dërgojë më komente në faqen e PS në Facebook kundër të atit.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet agron ceka djali i kryetarit edjon hila kercenim me jete partia socialiste vau i dejes agron ceka djali i kryetarit edjon hila kercenim me jete partia socialiste vau i dejes

Sondazh

Poll